45 organizata rinore, kanë nisur një peticion drejt Ministrisë të Kulturës Rinisë dhe Sportit, për mbështetjen e organizatave rinore gjatë dhe pas pandemisë por me theks të veçantë për Qendrat Rinore dhe Këshillat e Veprimit Rinor Lokal si dy mekanizmat që përfaqësojnë të rinjtë dhe organizatat rinore që janë pjesë e tyre.

Ky është shkrimi i plotë i 45 organizatave rinore drejtuar institucioneve shtetërore:

Të dashura institucione të Republikës së Kosovës, po iu drejtohemi përmes këtij peticioni në këtë kohë të pandemisë së COVID-19, pasi si gjithë sektorët tjerë edhe ne si të rinj dhe organizata rinore po goditemi rëndë me rrezikim edhe të vetë ekzistencës tonë.

Ne jemi të preokopuar në mungesën e përkrahjes nga ju, duke marrë parasysh që tash më shumë se kurrë duhet të ndihmohet secili sektor, pa dallim, që ofron shërbime për qytetarët e Republikës së Kosovës e sidomos organizatat rinore të cilat pas masave të ndërmarra nuk po kanë mundësi të ofrojnë shërbimet e tyra për të rinjtë të cilët janë rreth 40% e popullates së Kosovës.

Mbyllja e shkollave, mbyllja e bizneseve të ndryshme dhe masat preventive të marra, po ndikojnë në gjendjen e shëndetit mental të të rinjëve me mungesën e aktivizimit të tyre. Sikur institucionet e arsimit dhe institucionet tjera të cilat po i ofrojnë shërbimet e tyre përmes platformave të ndryshme online, poashtu edhe ne si organizata rinore kemi kapacitetet për t’i ofruar ato, por mungesa e financave po na e pamundëson atë. Ne duke kuptuar gjendjen, jemi të gatshëm të ofrojmë aktivitete për përmisimin e gjendjes të të rinjëve të cilët tash po përballen me një gjendje të paprecedentë sikur edhe të gjithë qytetarët tjerë. Duke qenë të informuar për përkrahjen e organizatave të profileve të ndryshme, besojmë që është shumë e rëndësishme që rinia të përkrahet poashtu nga subvencionet të cilat janë të parapara për ne.

Kërkojmë nga ju që të na përkrahni financiarisht që ne t’i ofrojmë shërbimet tona për të rinjtë e Republikës së Kosovës. Shërbimet tona do te jenë falas për të gjithë të rinjtë e Republikës së Kosovës, por kjo nuk mund të arrihet pa përkrahjen tuaj. Ne deri tash me mundësitë minimale kemi ofruar shërbimet tona, por që tash e tutje duket se do të jetë e pamundshme për vazhdimin e tyre duke pasur parasysh që financat tona tashmë kanë rënë në zero (0).

Shërbimet tona do të jenë shumë efektive për të rinjtë e Repbulikës së Kosovës, trajnime profesionale online falas, diskutime të ndryshme virtuale, emisione argëtuese të cilat do të mbushin orët e kohës së lirë, ofrimi i shërbimeve profesionale për përgatitjen e të rinjëve etj. Të gjitha këto shërbime organizatat rinore janë të gatshme t’i ofrojnë. Mbetja jashtë e financimit të Qendra rinoreve dhe KVRL-ve mund të vjen deri edhe në shuarjen e tyre, e poashtu edhe organizatave rinore të cilat janë pjesë e tyre.

Duke shpresuar që do të merrni në konsideratë këtë peticion dhe të filloni të ndërmerrni masa për përkrahjen tonë, duam të tregojmë mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës duke qenë pjesë e rimekëmbjes së shtetit tonë pas kësaj pandemie. Të gjitha këto arrihen me një bashkëpunim të të gjithë akterëve dhe padyshim që një ndër akterët e rëndësishme për këtë janë organizatat rinore.

Më poshtë gjeni organizatat të cilat e kanë përkrahur kërkesën e lartëshënuar:

Nr. Organizata Personi përgjegjës Kontakt/e-mail
1 KVRL-Gjakovë Ideal Zhaveli Kvrl.gjk@gmail.com
2 Youth Center SHL-Kosova Vjollca Gurgule vjollcagurgule@gmail.com
3 Qendra Rinore ‘Hareja’ Dafina Lutolli harejahareja@hotmail.com
4 Rinia Aktive e Gjakovës Andi Batusha Ragj.ojq@gmail.com
5 Qendra Rinore ‘AVOKO’ Jeton Qengaj Ojq.avoko@gmail.com
6 Qendra Rinore Malishevë Amrush Helshani Amrush.helshani@hotmail.com
7 OJQ THY Visar Haxhifazliu infongothy@gmail.com
8 Qendra Rinore Mitrovicë Remzi Aliu Remzialiu39@gmail.com
9 KVRL-Drenas Donika Zogu kvrldrenas@gmail.com
10 Qendra Rinore Ferizaj Dashurije Ahmeti Dashja325@gmail.com
11 KVRL-Istog Blendor Isufaj Blendorisufaj7777@gmail.com
12 KVRL-Pejë Dionis Kollçaku Dionis.kollcaku@gmail.com
13 Raise Your Hand For Help Lorenta Kadriu lorentakadriu@gmail.com
14 KVRL-Kamenicë Lejla Leci Lejlatx@gmail.com
15 Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe mjekësore Dardana Fetahu qhpsm1@gmail.com
17 OJQ IPSIA Visar Haxhifazliu ipsiaks@gmail.com
18 KVRL-Kaçanik Ardijana Tusha Ardijana.tusha1@hotmail.com
19 Romano Anglupine Seljatin Emini sacirinermin@gmail.com
20 Instituti për Monitorimin e Politikave Besiana Pergjegjaj Ngo.imp@gmail.com
21 KVRL-Mitrovicë Liridon Kurti Kvrlmitovice1@gmail.com
22 KVRL-Junik Blerina Sallaj bs.allaj@hotmail.com
23 OJQ Rinas Bujar Beka Rinas-ojq@outlook.com
24 KVRL-Gjilan Mehmet Zylfiu Kvrl.gjilan@gmail.com
25 KVRL-Vushtrri Drita Dibrani keshillirinorvushtrri@gmail.com
26 Levizja Koha Gezim Hama Koha.levizje@gmail.com
27 EGED Liridon Zeqiri egedorganization@gmail.com
28 United Youth Task Force Fatlinda Daku Ngo@uytf.org
29 KVRL-Deçan Leondra Istrefaj Leondra10@hotmail.com
30 The Power Of Mind Ujmir Uka Ujmir.uka@hotmail.com
31 YIF NGO Vonesa Perteshoni Yif.ngo@gmail.com
32 OJQ Viciana Shkelzen Osmani Viciana2019@gmail.com
33 KVRL-Klinë Monika Palushaj Monika.palushaj2@universitetiaab.com
34 OJQ LAD Leutrim Podvorica podvoricaleutrim@gmail.com
35 OJQ INNO Pylljon Nura Inno.organization@gmail.com
36 Qendra Rinore Obiliq Zelushe Kelmendi Qrinor.obiliq@yahoo.com
37 Jakova innovation center Fatos Axhemi fatos@usa.com
38 Youth Innovation Center Peja Vullnet Gusia vullnetgusia@gmail.com
39 OJQ Gausi Nezir Hajdini nezirhajdini@hotmail.com
40 FMM Ferki Fejza Ffejza1@hotmail.com
41 Roma in Action Emrah Cermjani Emrah.cermjani@gmail.com
42 Qendra për informim dhe përmisim Bind Skeja bindskeja@qips-ks.org
43 KVRL-Obiliq Valentina Aliu Vala.aliu.96@gmail.com
44 Du’Art Arber Lleshi Alleshi89@gmail.com
45 Qendra Rinore Gjilan

Share.