Këtë të diele (sot) do të zhvillohet xhiro e fundit e Superligës së Kosovës.
Pozitën për të kërkuar Evropën e kërkon edhe Ballkani ku do të luaj ndaj kampionit të këtij edicioni, Drita, e për të respektuar skuadrën gjilanase, suharekasit kanë vendosur ti bëjnë edhe ‘Gardën e Nderit’.
E për këtë ndeshje në Facebook ka reaguar edhe kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha i cili ka shkruar: “Ne edhe mund te deshtojme gjate rruges, por nuk do te dorezohemi asnjehere”.
Ky takim do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00.