Shkruan: Cen Desku
Me 12 shtator 1945 nën organizimin e Çetës së Ukë Sadikut të udhëhequr nga vëllai i tij Shaban Sadiku, (djemtë e Sadik Ramës së Gjurgjevikut të Madh) dhe 40 trimave atdhetar, luftohet dhe mbrohet vendi nga sulmet komuniste të Brigadës së III (tretë) Bokele – partizano-çetnike të Malit të Zi.
Sipas shënimeve të Prof.Ymer Berishës, në këtë luftë ranë dëshmor 28 luftëtar shqiptar dhe 17 civil të pa armatosur nga fshatrat; Siçevë, Jellofc, Shtaricë, Rigjevë, dhe Kijevë.
Ndërsa sipas dëshmiterëve dhe shtabeve pertizani,gazetave të kohës, humbjet e ushtarëve të pertizane të Bokës së Kotorrit ishin rreth 200 të vrarë, ndër ta edhe 11 oficer, që ishin përball me patriot shqiptar.
Kjo luftë i përngjan luftës së Oso Kukës në Vraninë, kundër cubave të Knjazit të Cetinës që përkrahej nga Cari i Rusisë.
“Dezet vetë, po, djelm të letë,
Qi të desin, ku t’ zatesin;
Si mud t’lejn veç e n’Shqypni;
Djelm të zgiedhun n’mal e n”vrri,
Por për zemer e trimni:
Oso Kuka na u ka pri.
(Gjergj Fishta, ‘Lahuta e Malcisë”).
Ndërsa më 1945 ndodhi ripushtimi i Shipërisë e Kosovës nga partizanët komunist serbo-sllavo-rus, me projektin antishqiptar.
Duzet trimat e Luftës së Çelisë e kishin edhe një trimëresh nga Shkodra e Oso Kukës, Heroinën Marie Shllaku, nga Dukagjini: Kapterr Rexhepi e Zef Sokoli, nga Drenica: Sadik Lutani e Adem Sala, nga Llapusha: Pjetër Tomë Berisha e Alush Smajli, etj.
Lavdi dëshmorëve të Luftës së Çelisë në Siçevë dhe gjithë dëshmorëve të kombit!
Burimi te Libri! /TV Malisheva

Share.