Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje.Shaqiri ka vuajtur nga një lëndim që nga ndeshjet e Ligës së Kombeve me Zvicrën, por tani ai ka filluar stërvitjet.

Tani, Shaqiri shpreson që të jetë i gatshëm dhe të luajë në ndeshjen e së dielës në FA Community Shield kundër Manchester Cityt në “Wembley”.“Jam me të vërtetë i lumtur që jam rikthyer, më në fund.

Kam pasur një lëndim me ekipin nacional dhe jam rikuperuar në ‘Melëood’ derisa skuadra ishte në Amerikë”, tha fillimisht Shaqiri.

“Tani jam i kënaqur që jam rikthyer dhe që kam filluar sërish punën. Jam i gatshëm ta ndihmoj skuadrën tim. Të lëndohesh është pjesë e jetës dhe futbollit. Jam me të vërtetë i lumtur dhe po ndihem shumë mirë. Është gjithnjë mirë që të punosh me këta djelmosha sërish”, deklaroi 27-vjeçari.

Pas Community Shield, Liverpooli e fillon kampanjën e re në Premierligë më 9 gusht kundër Norwich Cityt në “Anfield”, ndërsa Shaqiri është i bindur se skuadra do të përmirësohet edhe më tej.

Share.