Zlatan Ibrahimoviç është dukë kaluan nëpër një formë të jashtëzakonshme me fanelën e Milanit duke u bërë kështu pika me e fortë e “Rossonerëve” në javët e para te këtij edicioni.
Sulmuesi suedez, duke folur për “Sky Sport”, ka thënë se ai mund ta vazhdojë kontratën me klubin nga “San Siro”
“Kur erdha para gjashtë muajve këtu, Milani kërkonte një kontratë më të gjatë më mua, por të jem i sinqertë me veten time, kërkova kontratë vetëm për gjashtë muaj. Askush nuk ishte i pakënaqur.”
“Në fund të sezonit do të shohim se si jam. Nuk dua ta bllokoj Milanin në një situatë negative.”, deklaroi në fund sulmuesi suedez. /TV Malisheva