Skuadra e Llapit ka arritur transferimin e mbrojtësit shumë premtues, Taulant Haliti.

Haliti është vetëm 18 vjecar, por cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në vendin tonë, në pozitën e tij, raporton TV Malisheva.

Haliti është qendër mbrojtës dhe padyshim se ky mund të jetë një nga transferimet më të mëdha të Llapit në vitet e fundit.

Ja njoftimi i klubit të Llapit:

Haliti blindohet me kontratë 5 vjeçare nga klubi

Podujevë, 2 gusht 2019 – Qendërmbrojtësi shtatlartë, Taulant Haliti ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin. Haliti i bashkohet vargut të shumtë të futbollistëve të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen, andaj klubi ka vendosur për 5 vite ta mbaj nën ‘petkun premtues’.

Taulant Haliti, 18 vjeç, i lindur më 20.03.2001 në Podujevë, i gjatë 1.86 m ka qenë pjesë e KF Ramiz Sadikut, ku u shpall kampion në regjionin e Prishtinës dhe kampion i Kosovës. Taulanti u shpall futbollisti më i mirë në vitin e kaluar për kategorinë U-17 të Kadetëve.

Share.