Lionel Messi, lojtari i parë në histori të futbollit që e fiton Topin e Artë gjashtë herë!

Super lojtari i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar çmimin ‘Topi i Artë’ për herë të gjashtë në karrierën e tij, duke lënë pas kështu Cristiano Ronaldon, i cili numëron pesë çmime të tilla.

Lionel Messi ka fituar këtë çmim sonte në Paris – në ceremoninë e organizuar nga ‘France Football’.

Messi në të gjitha kompeticionet në edicionin e kaluar ka qenë i përfshirë në 63 gola.

Ai ka shënuar 46 herë dhe ka asistuar në 17 momente, gjë e cila e karakterizoi atë me lojtarin më të mirë të vitit 2019.

Share.