Leo Messi është fituesi i Topit të ARrtë për vitin 2019, teksa la pas mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Djik dhe Cristiano Ronaldo. Megjithëse Van Djik bëri një sezon të shkëlqyer, nuk arriti ta mposhte argjentinasin dhe në një far mënyre e ka pranuar se “pleshti” e meriton atë çmim.

”Kur ke para një konkurent si Messi, çdo gjë është më e vështirë dhe nuk ka diskutime për vendin e parë. Unë bëra një sezon të mirë, por mesa duket aty ishte një që bëri diçka akoma dhe më shumë.

Nuk e mendova kurrë se do të isha kandidat për Topin e Artë, Vetëm kur mu zbulua emri thashë uau Topi i Artë. Më parë kam luajtur në skuadra me nivel më të ulët dhe dola pak vonë në skenë”. Jam i lumtur që fituam Champions me Liverpool, shpresoj që të shkojmë më shumë në vitin që vijnë”, tha Van Djik.

Share.