Komisioni i garave ka dënuar me dy ndeshje moslojë yllin e Barcelonës, Lionel Messi pas kartonit të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës.

Argjentinasi goditi Asier Villalibre në kohën shtesë dhe u dërgua me të kuq.

Komisioni i garave e ka suspenduar për dy ndeshje, pra tani Messi do humbas sfidat ndaj Cornellas në Kupën e Mbretit dhe Elchen në La Liga.

Në përshkrimin e Gil Manzano është citur si dhunë në lojë: “Në minutën e 120 lojtari Messi u dërgua me të kuq për këtë arsye: Goditi kundërshtarin derisa topi ishte në fushë, por jo në distancë”, shkroi arbitri.

Ndërkohë, kujtojmë se për Messin ishte kartoni i kuq i parë në fanellën e Barcelonës.

Share.