Zinedine Zidane e ka thënë se lojtarët që janë super yjeve, sikurse sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, kanë aftësinë të zgjedhin se ku duan të luajnë.

Ishte Ronaldo Nazario që kishte thënë se lojtarët e shkëlqyeshëm mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre.

“Në fund të fundit po, mendoj njëjtë sikurse që e tha Ronaldo”.

“Unë mendoj të njëjtën gjë, por të gjithë kanë një kontratë dhe nuk është mirë të përfshiheni në gjërat e lojtarëve, por unë mendoj të njëjtën gjë”, ka thënë Zidane.

Zidane nuk donte të shtonte asgjë më shumë në lidhje me Mbappe, por ai u pyet për ardhjen e mundshme të David Alaba, që flitet se ka marrëveshje për t’u bashkuar me Los Blancos në qershor.

 

“Më vjen keq, unë thashë të njëjtën gjë dhe për Alaba”, deklaroi Zidane. /TV Malisheva

Share.