Në prag të sezonit të ri në Serie A, TuttoHellasVerona ka publikuar një intervistë me mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani.
Në intervistën e realizuar nga gazetari kosovar, Dren Gërguri, Rrahmani, ndër të tjera ka thënë se mezi pret të nis sezonin me ekipin italian.
1.Çka do të thotë për ty, për karrieren tënde, kalimi te Verona në Serie A?

Kalimi te Verona në serie A është hap i rëndsishëm në karrieren time sepse serie A është në top 5 ligat më të forta në botë dhe çdo ndeshje do të jetë e fortë kundër ekipev dhe futbollistëve që janë të njohur tashmë, shkruan tuttohellasverona transmeton Indeksonline.

2.A je ambientuar te ekipi i ri, si po të duken javët e para?

Po kemi perfundu fazën përgaditore dhe çdo gjë po ec shumë mirë , javën e ardhshme është ndeshja e parë e kupës pastaj më datën 25 fillon kampionati ku duhet të jemi të gatshëm.

3.A ka shumë dallim pergatitja e një klubi italian me Dinamon ku ke qenë se fundi dhe në cka dallon?

Po mund të them që përgaditjet fizike janë më të forta se në ekipet ku kam qenë deri tani, dallon nga përgaditjet fizike siç e thash sepse çdo trajner ka përgaditjet e veta.

4.Cili është premtimi yt për tifozët e Hellas Verones?

Premtimi im ndaj tifozëve është siç e kam thënë edhe në prezentimin tim se kur më pyetën se janë tifozë të flaktë, ju thash që ju premtoj që do japim maksimumin dhe do lëmë çdo gjë në fushë dhe të fitojmë zemrat e tyre pastaj ata siç kanë bërë deri tani do na perkrahin sido që të jetë rezultati.

Rrahmani u transferua në Hellas Verona nga Dinamo e Zagrebit për 2.1 milionë euro.

Share.