Kartoni i kuq që mori në sfidën e javës së parë të kampionatit francez ndaj Olympique Lyon i ka kushtuar rëndë mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.

Komisioni i Displinës në ligën franceze të futbollit e ka pezulluar me 3 ndeshje futbollistin e Monacos pasi e ka cilësuar të qëllimshëm faullin e Fabregas edhe pse ky i fundit kurrësesi nuk e pranon diçka të tillë. Mesfushori iberik u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR, sepse fillimisht arbitri nuk e dalloi faullin e shkaktuar nga Fabregas.

Ish-lojtari i Chelsea-t pas këtij pezullimi do të mungojë në 3 takimet e rradhës të Monacos në kampionat ndaj Metz, Nimes dhe Strasbourg.

Share.