Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka thënë se ai është I vetmi kandidat që ka kaluar në ato që kanë kaluar qytetarët e kësaj komune, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se edhe vetë ai ka jetuar me një pagë prej 250 euro dhe se është I vetmi kandidat që ka qenë në lëkurën e çdo qytetari të Malishevës.

“Edhe unë vet si qytetarët e Komunë së Malishevës kam jetuar me një pagë 250 euro dhe kam kaluar në fazën në të cilën sot janë qytetarët e Malishevës, jam i vetmi kandidat që sot garojmë për Komunën e Malishevës që kam qenë në lëkurën e çdo qytetari të Malishevës”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë po ashtu se është i vetmi kandidat që asnjë cent nuk ka përfituar nga Komuna por se vetëm i ka dhënë, ndërsa për kundërkandidatët e tij ai e thotë të kundërtën.

“Jam i vetmi kandidat që asnjë cent kurrë nuk ia kam marrë, por vetëm i kam dhënë, ndërsa kandidatët e tjerë asnjë nuk i kanë dhënë, por vetëm i kanë marrë, kundërkandidatët nuk janë në lëkurën e qytetarit, ndërsa unë e kam kaluar atë fazë”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.