Në Maja Makalu të Nepalit, e cila cilësohet si maja e pestë me e lartë në botë, ka valuar flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi ka ngjitur Maja Makalun, që ka një lartësi mbidetare prej 8,485 metrave, dhe njihet si njëra prej 14 çative të botës, përcjellë TV Malisheva.

Për Ibrahimin, kjo ishte ngjitja e shtatë prej 14 sosh, e cila bënte pjesë në plan-projektin e saj të madh “14 Majat e Himalayave – Utalaya”.

/TV Malisheva

Share.