Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) ka organizuar sot një turne përkujtimor për ish-futbollistin dhe gazetarin sportiv, Burim Hatipi.

Prezent në hapjen e turneut tradicional në futboll të vogël ishin kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, presidenti i FFK-së Agim Ademi së bashku me anëtarin e KE, Sylejman Selimi, dhe kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, përcjell TV Malisheva.

Turneu i sotëm u zhvillua në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku pjesëmarrëse ishin katër ekipet, Gazetarët Sportivë, FC Prishtina (veteranët), Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Fitues i turneut doli ekipi i veteranëve të FC Prishtina, që në finale e mundi ekipin e KOK-ut, me rezultat 6:2.

Lojtari më i mirë i turneut u shpall Azem Ahmeti, derisa golashënuesi më i mirë ishte Suad Keçi.

Share.