Moderatorja e njohur, Elita Rudi është tejet aktive në rrjetet sociale. Elita bën herë pas here biseda virtuale me ndjekësit ku u jep atyre mundësinë ta pyesin për pyetje nga më të ndryshmet.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në ask-un e fundit, ku të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur moderatoren.

Mirëpo, njëra nga pyetjet ka qenë ajo që ka ngjallur më shumë vëmendje. Një ndjekëse i ka shkruar moderatores duke e pyetur se tani që Bora Zemani nuk është më pjesë e emisionit pse nuk e moderon ajo.

“Tani që Bora nuk është më moderatore e “PërPuthen”, pse nuk po bëhesh ti?”

“Hmmm…”, përgjigjia e Elitës duket tejet enigmatike. Mos ndoshta Elita do të na thotë se po e mendon mundësinë e të qenit moderatore në “PërPuthen” apo ajo tashmë e ka një ofertë nga Olsa?

Presim dhe shohim nëse Elita në të vërtetë e ka marrë një ofertë për të prezantuar në sezonin e ri të “PërPuthen”./TV Malisheva

Share.