Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare të cilat e kanë origjinën e tyre nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Vendimi vjen në vazhdën e angazhimeve të vendit në procesin e Ballkanit të Hapur dhe ndihmën që shtetet anëtare duhet t’i japin njëra-tjetrës në krizën e çmimeve të larta.
Tarifat për parkimin e automjeteve, shtypshkrimin ose vulosjen e mallrave dhe peshimin e tyre do të bëhen zero.
Tarifat aktuale janë 6 euro për parkimin, 7 euro lekë për peshimin dhe 50 cent për vendosjen e plumbçes doganore.
Për një kamion që kalon mallrat nga pikat kufitare shqiptare kostot do të jenë afërsisht 14 euro më të ulëta se më parë.
Në pjesën e parë të këtij viti, importet e Shqipërisë në Serbi arritën 100 milionë euro.
Në Maqedoninë e Veriut, Shqipëria bleu 55.2 milionë euro mallra dhe shiti 62 milionë euro. /euronews.al
/TV Malisheva