Federata e Futbollit të Kosovës ka mirëpritur reagimin e shpejtë të FIFA-së me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftë-nxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar.

Shtëpia e futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë tashmë konfirmimin për pranimin e ankesës dhe është vlerësuar që përkushtohet për ruajtjen e integritetit e reputacionit të futbollit,

FFK gjithashtu ka bërë të ditur se do të mbeten në kontakt me organet përkatëse të FIFA-s për çdo informatë ose dokument shtese si dhe janë çdoherë të gatshëm të ruajmë dinjitetin e futbollit dhe reputacionin e Kosovës, duke reaguar dhe vepruar konform mekanizmave të FIFA-së dhe UEFA-s, në të cilat bëjmë pjesë.TV Malisheva 

Share.