Klubit të basketbollit Trepça i është shqiptuar një dënim i rëndë nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), për shkak të incidenteve në ndeshjen si nikoqire në “Minatori” kundër Pejës në fundjavë.

Trepça është dënuar me tre gjoba në të holla, respektivisht me 500 euro, 600 euro dhe 100 euro.

Por, ky nuk është dënimi i vetëm që ka marrë Trepça, pasi që mitrovicasit do t’i zhvillojnë tri ndeshjet e radhës pa praninë e tifozëve.

Po ashtu, është nisur procedurë disiplinore ndaj Lindrit Misinit për sulm fizik, ndërsa dënimit nuk i kanë shpëtuar as gjyqtarët dhe delegati i ndeshjes, Xhelal Mumini, Atdhe Goçaj, Visar Bunjaku dhe delegati Azem Hoxhaj.

Mumini, Goçaj dhe Bunjaku nuk do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet e ardhshme në Superligën e Kosovës në basketboll së bashku me delegatin, Hoxhaj.

Share.