Meghan Markle mund të publikojë librin e saj bazuar në një ditar që mbante përpara se të shkëputej nga familja mbretërore së bashku me bashkëshortin, Princ Harry.

Duka i Sussex do të publikojë kujtimet e tij të diskutueshme, të quajtura “Spare”, në të cilat ai tregon se gruaja e tij mbante një ditar.

“Ajo shënoi disa mendime në një lloj ditari”, shkroi Harry në librin e tij.

“Unë i lexova si një poezi dashurie, i lexova si një testament, një përtëritje e zotimeve tona”, tha tutje ai.

“I lexova si citim, kujtim, proklamatë”.

Ndërkohë, një burim i Daily Mail konfirmoi se Meghan ka mbajtur ditarë që kur ishte fëmijë.

“Të thotë se Harry mban një ditar nuk është befasuese”, vuri në dukje burimi.

“Ajo ka shkruar gjatë gjithë jetës së saj. Do të kishte kuptim që Meghan të bënte librin e saj dhe ta bazonte atë në ditarët që mbante gjatë kohës së saj në Familjen Mbretërore”.

Një burim botues në ShBA i tha MAS se Princi Harry mund të mos i jetë referuar pretendimeve të tij për racizëm kundër familjes mbretërore në kujtimet e tij për t’i dhënë Meghan mundësinë për të shkruar për këtë në librin e saj.

“Për shkak të natyrës tronditëse të atij pretendimi, një histori për të cilën të gjithë në mbarë botën po flisnin dhe ende e flasin, supozohej se Harry do ta trajtonte incidentin në Spare”, pohoi burimi.

“Është një nga historitë kryesore në rrëfimin e tyre dhe është e vetmja pyetje për të cilën të gjithë duan një përgjigje”.

“Cili anëtar i familjes mbretërore vuri në dyshim ngjyrën e lëkurës së Archie?. Por nuk ka asnjë fjalë të vetme për këtë në Spare”, thuhet në vazhdim.

“Supozimi është se ai duhet ta ketë lënë jashtë librit të tij për të lejuar që Meghan ta ketë si një bombë për librin e saj”.

Çifti vlen të ceket se janë larguar nga familja mbretërore në vitin 2020.

Ata kanë bashkë dy fëmijë: djalin, Archie dhe vajzën, Lilibet. /TV Malisheva

Share.