Kënga “T’inquiète” e 17-vjeçares shqiptare, Gala Dragoti, është në mesin e shtatë këngëve finaliste në garën kombëtare të Belgjikës për të shkuar në Eurovision.

Finalja e garës kombëtare do të mbahet këtë të shtunë, ku njëri prej shtatë finalisteve do të marrë biletën për të përfaqësuar belgët në Eurovisionin e këtij viti, që do të mbahet më datat 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte fituar edicionin e “The Voice Kids” në Belgjikë, para pak vitesh. /TV Malisheva

Share.