Në 24 orët e fundit në Malishevë, një person është shëruar nga Covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me Covid-19.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, në mars 2020, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 4269 raste, prej tyre 4181 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe 1 rast është aktiv me Covid. /TV Malisheva

Share.