Me rezultat minimal, 1:0, Drenica arriti fitore të madhe pas pesë humbjeve me radhë në Superligën e Kosovës.
Ndërsa pas tri ndeshjeve pa humbje, skuadra e Ferizajit është mposhtur nga Drenica, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës 23-të të Superligës së Kosovës.
Golin në stadiumin “Bajram Aliu” e shënoi Bintsouka Koxy. Ai realizoi për Drenicën në minutën e 55-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Drenica largohet nga vendi i fundit i tabelës duke lënë pas Ferizajin e Trepçën ’89.
/TV Malisheva