Ai nënvizoi po ashtu se dallimi nga fusha me bar sintetik në atë natyral, ua ka vështirësuar punët edhe më shumë.
Drenica mposhti Ferizajin me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Archange Bintsouka – Koxy.
“Kemi përgatitur ndeshjen në javën e fundit në atë mënyrë që të përshtatemi në një terren me bar natyral”.
“Kemi pranuar një gol nga një pakujdesi, ndërsa për pjesën tjetër nuk i kritikoj djemtë për asgjë. Në pjesën e dytë kishim rënie në lojën tonë”, deklaroi Panadiq pas ndeshjes.
Drenica është në vendin e tetë me 23 pikë, ndërsa Ferizaj kthehet në pozitën e fundit me 21 pikë.
/TV Malisheva