Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Për xhiron e 24 në Superligën e Kosovës, këtë çmim e ka fituar futbollisti i skuadrës së Ferizaj, Edon Sadriu, raporton TV Malisheva.
Sadriu ishte vendimtar me dy golat e tij në fitoren e Ferizajt ndaj Llapit, ku me pikët e reja skuadra e tij rriti gjasat për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.
“Ky shpërblim është falë ndihmës së bashkëlojtarëve, shtabit teknik por edhe përkrahjes së tifozëve tanë. Me këtë seri pozitive, me lojën që dhe përkushtimin që po e tregojmë, besoj që Ferizaj do të arrijë objektivin për të siguruar mbetjen në Superligë. Gjithsesi, na pret një luftë shumë e vështirë deri në fund të kampionatit”, tha Sadriu për faqen zyrtare të FFK-së.
/TV Malisheva