Pas humbjes 1:0 ndaj Lazios, Napoli i është rikthyer fitores, duke e përforcuar më shumë pozitën e parë në Serie A.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli e ka mposhtur Atalantan me rezultat 2:0.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 60′, kurse fitoren e vulosi ylli kosovar, Amir Rrahmani me golin e tij në minutën e 77′.

Me pikët e reja, Napoli e përforcon vendin e parë, tani në kuotën e 68 pikëve, krahas Atalantas që zë vendin e gjashtë me 42 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Napolit. /TV Malisheva

Share.