Si duket, Mason Mount dëshiron që të vazhdojë të ardhmen e tij në “Stamford Bridge” me Chelsean.

Bisedimet për rinovim të kontratës nuk po shkojnë mirë mes Chelseat dhe Mason Mount, ku vazhdimisht ylli anglez po lidhet me një largim të mundshëm nga “Blutë”, raporton TV Malisheva.

Tani, siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Mount tani e ka emëruar Neil Fewings si agjentin e tij të ri.

Marrëveshja ishte e përfunduar para disa vitesh, dhe Romano raporton se tani ka shumë pak gjasa që Mount të largohet këtë verë nga Chelsea.

Fewings tani do t’i ndihmojë Mount në bisedimet për rinovim të kontratës me Chelsean.

/TV Malisheva

Share.