Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

“Të dielën mot kryesisht i ngjashëm, por në veriperëndim të vendit priten riga të izoluara të shiut. Temperaturat mbeten pothuaj të ngjashme me të ditës së shtune”, është bërë e ditur në njoftim.

/TV Malisheva

Share.