Me vetëm 24 vjet jetë, Ted Smith është tashmë një ish lojtar.

Ish portieri i Southend, aktualisht në League One, ka vendosur të pensionohet nga futbolli, pa ndonjë dëmtim që do t’i pengonte të ushtronte profesionin e portierit.

Por, portieri që së fundi ishte kërkuar edhe nga Jose Mourinho te Tottenham, ka deklaruar se presioni i lartë ka bërë ka shtyrë deri te ky vendim.

Portieri gjithashtu ka cekur se ndjesinë e këtij sporti ia kanë humbur edhe komentet e njerëzve në rrjetet sociale, të cilët e kanë kritikuar shumë pas ndonjë ndeshje jo të mirë.

Smith 24 vjeçar, gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe portën e Kombëtares së Anglisë deri te gjenerata U20./Tv Malisheva

Share.