Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara dhe investimeve kapitale, pas qetësimit të situatës me COVID-19, ka filluar realizimi i këtyre projekteve. Këto ditë ka filluar ndërtimi i trotuareve në fshatrat Mleqan dhe Lubizhdë në Komunës së Malishevës.

Punimet në këto dy fshatra, sot i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë njoftuar me ecurinë e punimeve, si dhe kanë biseduar edhe me banorë të këtyre fshatrave, të cilët janë shprehur të kënaqur me ndërtimin e trotuareve.

“Disa nga projektet janë vonuar për shkak të situatës së krijuar, por dalëngadalë po i kthehemi normalitetit, përfshi edhe fillimin e punimeve në realizimin e projekteve kapitale. Ndërtimi i trotuareve është me rëndësi jetike për banorët, pasi krijon siguri për këmbësorët, në këtë kohë kur numri i automjeteve është shumë i madh, ndërsa ne si qeveri komunale jemi të obliguar që ti realizojmë kërkesat e qytetarëve, duke ju krijuar kushte më të mira në vendbanimet e tyre”, tha nënkryetari Berisha./ Tv Malisheva

Share.