Mësimdhënësi Bedri Krasniqi ka vazhduar me hulumtimet në shpellat e Komunës së Malishevës
Ai përmes rrjetit social,facebook, ka shpalosur  fakte të Shpellës e Garrigrapit (Panorc)
Postimi i plotë:
Vazhdim… Shpellat në territorin e Komunës së Malishevës. Foto Burim Sertolli!
SHPELLA E GARRIGRAPIT( PANORC)
Shpella te Rogat e Verdha gjendet tek mali Nermjedëz, shkarje e maleve te Zatriqit ne fshatin Panorc. Ne një zonë tipike karstike. Në lartësinë mbidetare 556 m. Gjatësia totale e korridoreve të shpellës është 65 m
Hyrja e shpellës është natyrore dhe e ekspozuar nga Jugperëndimi. Hyrja është mjaftë e ngushtë 0.60 m me 0.50 m. Gjendet në lindje të fshatit Panorc. Në këtë shpellë më lehtë shkohet nga lagjja e Rexhajve, kryesisht rrugëve te pyellit. Nga kjo lagje shpella është diku rreth 2 km. Shpella ka rëndësi gjeologjike, arsimore e shkencore.
Kjo shpellë njihet pak nga vendorët edhe pse ka qenë e njohur shume vite më parë për shkak se në këtë shpellë janë strehur banorët e fshatit në kohën e Lëvizjes Kaçake, pas Luftës së Dytë Boterore njerëzit e NDSH-së deri në luftën e fundit të vitit 1998\’99. Në shpellë vërehen disa dëmtime antropogjene , emra të shkruar në mure dhe gjësende ( shishe uji plastike).
Hapësira përreth shpellës është e mbuluar me vegjitacion të shkozës, frashërit, dushkut etj

Share.