Real Madridi thuhet se po tenton të transferojë Milan Skriniarin nga Interi në afatin kalimtar të kësaj vere.

Mbrojtsi sllovak ka disa sezone që po kalon nëpër një formë të mirë dhe shumë skuadra evropiane janë vënë pas tij.

Sipas mediave në Spanjë, Los Blancos po tentojnë të transferojnë 25-vjeçarin, që shihet si zëvendësues i Sergio Ramos.

Mbrojtësi spanjoll po shkon në perëndim të karrierës së tij dhe Zinedine Zidane dëshiron të gjejë një mbrojtës më këmbëshpejtë dhe fizik të fuqishëm.

Në anën tjetër, Interi është i gatshëm që të shesë lojtarin, por kërkon 80 milionë euro për kartonin e tij dhe nuk do heqin dorë nga kjo shumë.

Real Madridi mund të ofrojë një lojtar si pjesë të marrëveshjes dhe një shumë të parave./ Tv Malisheva

Share.