Karantina ka përfunduar për Cristiano Ronaldon.

Ylli i Juventusit pas 14 ditëve të kaluara në izolim në vilën e tij në Torino do të kthehet sot për të stërvitur në Continassa.

CR7 i mungon Juves për më shumë se dy muaj, kur ishte larguar për në Madeira më 8 mars menjëherë pas ndeshjes kundër Interit, duke mbetur në Portugali deri më 4 maj.

Ish-lojtari i Real Madridit do të duhet të kryejë një seri testimesh dhe vizitash në të cilat ditët e fundit i janë nënshtruar edhe shokët e tij të skuadrës, të cilët tashmë kanë rifilluar seancat individuale. /Tv Malisheva

Share.