Fifi është duke punuar drejt finalizimit të këngës së re, të cilës do t’ia shoqërojë edhe videoklipin.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka sjellë pamje për fansat, të cilëve u tregoi se si do të duket në videoklipin e ri.

Ajo dukej joshëse në fotografitë që ndau me ndjekësit, në të cilat u shfaq e veshur me një fustan të bardhë.

Në këto imazhe, këngëtarja kombinoi eleganten me sportiven, pasi fustanin e kishte kombinuar me atlete.

Për ndryshe, “Lezet” titullohet projekti i fundit muzikor nga Fifi, të cilin e solli në bashkëpunim me Remzie Osmanin. /Tv Malisheva

 

Share.