Ministri i ri Infrastrukturës Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar arsyet që çuan deri te rënia e Qeverisë Kurti.

Pas 51 ditë qeverisjes të përbashkët VV dhe LDK i dhanë fund koalicionit pas mocionit të mosbesimit së iniciuar nga partia e Isa Mustafës.

Në emisionin Rubikon në Klankosova, Abrashi shprehet se ishin disa veprime të ngutshme të Kurtit që rezultuan me prishjen e bashkëpunimit.

“Kemi parë Kurti të favorizonte disa persona dhe të krijonte qasje të përçmimit”, është shprehur Abrashi duke shtuar se një nga arsyet e prishjes së koalicionit ishin marrëdhëniet me SHBA.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka besuar se do të ndodhte mocioni, sikurse se ka besuar që do të ndodhë edhe Qeveria Hoti. Jemi parti shumë më të gjatë se të tjerat dhe raportet me SHBA-të janë të shenjta. Kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të prishjes tonë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Abrashi./ Tv Malisheva

Share.