Hazard ende nuk ka shënuar golin e parë në fanellën e “Los Blancos” Sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard në ndeshjen e kaluar kundër Atletico Madrid nuk luajti shumë mirë.

Ai e ka pranuar që nuk është në formën e duhur. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Trajneri Zinedine Zidane deklaroi se nuk ka ndonjë problem me Hazard. Ai porositi tifozët të jenë të qetë, pasi sipas tij, suksesi i belgut do të vijë më kohë.

Reali këtë sezon është në formë të mirë pasi nuk di për humbje në LaLiga dhe është në vendin e parë me 15 pikë.

Share.