Juventusi ka marrë përgjigje negative nga Roma për ofertën ndaj Nicolo Zaniolos.

Tuttsport shkruan se drejtori sportiv i italianëve, Fabio Paratici, u ka propozuar verdhekuqve që të bëjnë një marrëveshje shkëmbimi për lojtarin.

Drejtuesit e Romës e kanë heshur poshtë menjëherë një mundësi të tillë, sepse ata duan të përfitojnë në aspektin ekonomik.

Kryeqytetasit duan rreth 60 milionë euro për kartonin e futbollistit të talentuar nga Italia.

Juvja ishte gati që përfshinin Rolando Mandragora, Daniele Rugani, Federico Bernardeschi dhe Cristian Romero për djaloshin e artë./Tv Malisheva

Share.