Sot do të luhen dy ndeshjet e para të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Prishtinë, skuadra e Flamurtarit do ta presë skuadrën e Ismet Munishit, Ballkanin.
Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.
Flamurtari: Nika, Kabashi, Zeqaj, Maxhuni, Dumani, Bruqi, Hasanaj, Shala, Kelmendi, Krasniqi, Maliqi
Ballkani: Ruxhi, Berisha, Prekazi, Krasniqi, Potoku, Kuç, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Daku
Ismet Munishi nuk do të udhëheq skuadrën e tij në këtë ndeshje, për shkak që ka plotësuar numrin e kartonëve.
Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 17:00./ Tv Malisheva