Java e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon me dy duelet e ditës së shtunë.
Në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Llapi kërkon ta zë ‘trenin e fundit’ për biletën drejt Evropës, ndërkohë Drenica e motivuar pas pikës së marrë javën e kaluar ndaj Ballkanit synon që të kthehet me pikë nga ky udhëtim për të vazhduar ‘misionin’ drejt mbijetesës.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes:
Llapi: Nava, Kadriu, Hoti, Emini, Selmani, Shabani, Ramadani, Zhdrella, Veliu, Hajdini, Raboshta
Drenica: Ymeri, Turku, Pasoma, Osmani, Lushtaku, Thaqi, Elshani, Bardhi, Hamiti, Hyseni, Shillova
Kujtojmë që ndeshja mes Llapit dhe Drenicës fillon nga ora 17:00./Tv Malisheva