Elita e futbollit në Kosovë është tronditur nga lajmi se sekretari I Llapit ka akuzuar dy lojtarë të tij për trukim të ndeshjes së të shtunës ndaj Drenicës. Ekipi nga Podujeva u mposht 0-2 në shtëpi, gjë që nuk është përtypur dot nga vendasit. Kështu, Muhamet Rexhepi akuzoi direkt lojtarët Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani se kanë lëshuar ndaj miqve drenicakë.

Vetëm 24 orë pas duelit, Prokuroria e Prishtinës ka marrë në pyetje tre të përmendurit, ndërsa këtë lajm e ka konfirmuar vetë mesfushori Zhdrella për mediet. “Po, më kanë marrë në pyetje lidhur me ndeshjen ndaj Drenicës. Aty kam treguar se nuk kam pasur asnjë lidhje me kurdisje apo diçka të tillë”, thotë 32 vjeçari.

Share.