Besartë Kryeziu-Ramaj, Drejtore e DKRS-së, uron qytetarët në Ditën e Çlirimit dhe ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, përmes rrjetit social facebook
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
“Urime 16 Qershori – Dita e Çlirimit dhe e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës”
Meritë për këtë Ditë të Çlirimit, ditë të lirisë, që po e gëzojnë fëmijët tanë, janë Dëshmorët e Kombit, familjet e dëshmorëve, Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Invalidët, luftëtarët, martirët dhe gjithë populli shqiptarë, prandaj ne sot jemi të obliguar, që të punojmë shumë për ardhmërinë, pra për më të vegjëlit, për Malishevën dhe Kosovën, që e nesërmja të jetë më e mirë se e djeshmja dhe e sotshmja !
Përulje, përulje, përulje … Para të gjithë atyre që flijuan jetën e tyre, për liri !
L A V D I veprës së tyre sublime !
Malishevë, më 15/06/2020
Besartë Kryeziu-Ramaj,
Drejtore e DKRS-së

Share.