Bayer Leverkusen do të përpiqet të lehtësojë dëshirën e Kai Havertz për të përfunduar një transferim të madh gjatë verës.
Me mesfushorin sulmues dëshira e të cilit është transferimi diku tjetër, CEO i klubit Fernando Carro ka këmbëngulur që ai do të përpiqet të gjejë një mënyrë për të “pajtuar” situatën.
Chelsea është përfolur si klubi që ka shprehur më shumë gatishmëri për blerjen e 21-vjeçarit, i cili kap vlerën e 90 milionë funteve.
Dhe Leverkusen janë të vetëdijshëm për ambiciet e gjermanit.
Carro i tha Kölner Stadt-Anzeiger, përcjell lajmi.net: “Me Kai Havertz, shoh se shumë klube janë të interesuara për të”.
“Kai ka qenë me ne për dhjetë vjet. Unë shoh dëshirën e lojtarit për të ndërmarrë hapin tjetër diku në të ardhmen e afërt”.
“Ju duhet të përpiqeni të gjeni një zgjidhje ku qëllimi i lojtarit mund të pajtohet me tonën”.
“Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë do të ndodhë për momentin”, u shpreh ai./ Tv Malisheva