Kombëtarja e Kosovës në hendboll, konkurrenca e meshkujve, ka mësuar shortin për kualifikimet e Evropianit 2022.

Hendbollistët tanë ndodhen në grupin 8, së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.

Kosova para shortit ndodhej në vazon e katërt, duke kaluar fazat parakualifikuese, falë sukseseve të viteve të fundit.

Evropiani mbahet në Hungari dhe Sllovaki në janar të vitit 2022./Tv Malisheva

Share.