Llapi e ka marrë kreun e tabelës pas fitores në udhëtim te Feronikeli, raporton Gazetasheshi.com.

Tashmë ekipi i Tahir Batatinës kryeson kampionatin me 17 pikë të tubuara dhe lë prapa kampionin në fuqi Feronikeli që tashmë renditet në pozitën e tretë, pasi që në vendin e dytë është Ballkani.

Ekipi i Ismet Munishit regjistron një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj KF Ferizajt për të shkuar në kuotën e 17 pikëve gjithashtu.

Fitorja e Dukagjinit ndaj Trepçës ’89 nuk e lëviz këtë skuadër nga fundi i tabelës, por që i jep shpresë.

Share.