Ky transferim ka shkaktuar një befasi të madhe në La Liga. Celta Vigo ka mbetur pa portierin rezervë, i cili është lënduar nga La Liga i është lejuar një transferim, ku pritej blerja e një portieri.
Por, skuadra e Celta Vigos ka vendosur forcojë fazën e sulmit, duke kompletuar transferimin e Nolitos.
Nolito vitet më të artë të karrierën i ka pasur te kjo skuadër, ku veshi fanellën nga sezonet 2013-2016, duke shënuar 39 gola në 100 paraqitje.
Ai në vitin 2016 u transferua në Premierligë te Manchester City, dhe pas një sezoni u rikthye në Spanjë, te Sevilla.
Tani, 33 vjeçari spanjoll, për pjesën e mbetur të sezonit, do të vesh fanellën e Celtas./Tv Malisheves