Jose Mourinho shfaqur si favorit i bastorëve për të zëvendësuar Mauricio Pochettinon te Tottenham Hotspur.

Mauricio Pochettino është nën presion të madh pas humbjes së thellë prej 2:7 në shtëpi nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Sipas SportNation.bet, Jose Mourinho është njeriu më i pëlqyer për të pasuar argjentinasin, përcjell lajmi.net.

Tottenham Hotspur nuk mban mend nisje më të dobët të sezonit, ku po përballet me rezultate jo të mira në Premierligë, ndërsa befasia ka ardhur në Carabao Cup, duke u mposhtur nga Colchester United.

Jose Mourinho, aktualisht i papunë do të ishte një prurje e madhe për Tottenham.

Karriera e Mourinhos është e mbushur me suksese, sidomos në Ligën e Kampionëve, ku ka fituar dy herë këtë trofe, me Porton dhe Interin

Share.