Emri i James Rodriguez u lidh verën e kaluar me atë të Atletico Madrid: “Nuk do ta them emrin e ekipit, por kam marrë një ofertë të shkëlqyer nga një klub spanjoll, të cilën Real Madridi e refuzoi. Doja që tifozët e Real Madridit të ruanin imazhin që kisha lënë para se të shkoja te Bayerni, sepse e dija që nuk do të kishte një rol të rëndësishëm, që po më priste. Në gusht nuk më lanë të merrja pjesë në seancat taktike. Edhe pse ishte kundër dëshirës sime, u binda se mund të shkoja në klubin tjetër spanjoll. Real Madridi donte që unë të shkoja diku tjetër”.

Ato javë ishte biseduar me këmbëngulje për një transferim të mundshëm te Napoli: “Mora një ofertë nga Italia, por nuk më bindi, ndjeva se nuk ishte e mirë. Përfaqësuesi im, Jorge Mendes, më tha se një propozim kishte ardhur nga Kina për Real Madridin, por u përgjigja pa hezitim se nuk do të shkoja atje. Nuk isha i gatshëm ta bëja këtë, sepse mendoj se ende mund të jap shumë në Europë”./ Tv Malisheva

Share.