Babai i Ansu Fati ka hedhur poshtë thashethemet që e lidhin djalin e tij me një transferim te Manchester United, duke këmbëngulur se të gjithë ata që largohen nga Barcelona, më vonë duan të kthehen.

Ylli i Barcelonës, është i lidhur me një transferim te “Djajtë e Kuq”, përdërisa drejtuesit e klubit anglez pot përgatisin një ofertë prej 150 milionë euro për të, transmeton KosovaPress.

“Ansu nuk mund të jetë një startues në Barca tani. Unë kam qenë gjithmonë i lumtur që djali im është në Barca. Nuk di asgjë për Manchester United. Fati dhe unë jemi të qetë këtu në Barcelona. Të gjithë ata që largohen nga Barça, pastaj duan të kthehen”, tha fillimisht babai i Fatit.

“Messi është baba i futbollistëve. Nëse jeni përkrah Messit, duhet të kënaqeni dhe falënderoni Zotin”, përfundoi ai./ Tv Malisheva

Share.