Pas shumë bisedimeve, Barcelona dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve të tyre, Arthur Melo dhe Miralem Pjanic.

Ekspertët e merkatos në Itali, Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, kanë konfirmuar se mes Barcelonës dhe Juventusit tashmë është arritur një marrëveshje, me Arthur Melon që shkon drejt Torinos, dhe Miralem Pjanic, në anën e kundërt

Palët kanë qenë në bisedime prej kohësh, me Arthur Melon që bllokonte gjithë negociatat.

Mesfushori brazilian më në fund është bindur, dhe nga sezoni i ri do të vesh fanellën e Juventusit.

Zonja e Vjetër thuhet se do t’i paguajë Juvetusit edhe 10 milionë euro shtesë.

Share.