Zërat se brenda Barcelonës punët nuk po shkojnë aspak mirë pas barazimit me Celta Vigon 2-2 u është shtuar dhe një video e publikuar nga mediat spanjolle të takimit në ‘Balaidos’.

Gjatë momentit kur skuadrat po freskoheshin në pjesën e dytë, Messi injoron totalisht zv/trajnerin Eder Sarabia, i cili tenton të komunikojë me argjentinasin, por ky e injoron dhe nuk e vështron fare.

Luis Suarez i thërret shokut të skuadrës, por Messi largohet drejt fushës.

Në Spanjë raportohet se skuadra është acaruar me trajnerin Kike Setien për besimin e tepërt që i ka dhënë Antonie Griezmman, i cili ende nuk ka dhënë maksimumin me fanelën katalanase.

Barazimi 2-2 me Celta Vigon i kushtoi Barcelonës vendin e parë në kampionat pasi Reali kryeson me dy pikë më shumë se rivaliteti i përjetshëm blaugrana.

https://www.youtube.com/watch?v=k8U03iLY41k

Share.